Safilo

Grupi Safilo (Shoqëria Aksionere Fabrika Italiane  e Punimit të Syzeve) është një kompani italiane operuese në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së syzeve optike, të diellit dhe sportive, syzeve mbrojtëse për ski dhe kaskove të bicikletave dhe skisë, me selinë administrative në Padova. 6 janë impiantet e prodhimit: Santa Maria di Sala, Longarone, Martignacco, Ormož, Salt Lake City e Suzhou.
E themeluar në vitin 1934 nga Guglielmo Tabacchi, lindur në vitin 1900 në Solvay në veri të Nju Jorkut, bir i emigrantëve italianë, kur ai zbulon firmën “Carniel” në Calalzo di Cadore (Molina), fabrika e parë italiane e syzeve, që daton që prej vitit 1878.
Në vitin 1964 ajo hap selinë e Santa Maria di Sala, në provincën e Venecias; më pas pjesa më e madhe e prodhimit zhvendoset në fabrikën në Longarone, në provincën e Belluno-s dhe në vitin 1977 zyrat administrative zhvendosen në Padova. Në vitet 80′ u krijuan impiante të reja në Europë dhe në pjesën tjetër të botës.  Ndër markat e saj përmendim: SAFILO, Oxydo, Carrera, Smith Optics dhe Polaroid.
Kompania i shet produktet e saj në rreth 130 vende, duke operuar drejtpërdrejtë përmes 30 degëve tregtare dhe përmes një rrjeti të mbi 170 shpërndarësve ekskluzivë. Kompania është e listuar në bursën e Milanos që prej dhjetorit 2005.