Produkte

Lente Oftalmike

Lentet oftalmike përthyejnë dritën për të korrigjuar difektet e fokusit tek syri. Lentet që janë më të trasha në mes dhe më të holla në periferi, konvergjojnë dritën dhe mund të përdoren për të korrigjuar hipermetropinë.

Lentet që janë më të holla në mes dhe më të trasha në periferi, e divergjojnë dritën dhe mund të përdoren për të korrigjuar miopinë. Lentet që korrigjojnë astigmatizmin kanë një sipërfaqe simetrike të parrotullueshme me lakime jo të njëjta në meridian të ndryshëm.
Llojet e lenteve oftalmike janë : me një vizion të vetëm, bifokale, varifokale, lentet e zyrës.

Read more…




Lente Kontakti

Një lente kontakti është një lente e hollë e lakuar e cila vendoset në syrin tonë. Vetë lentja është transparente por në disa raste ka ngjyrë të lehtë për të bërë më të lehtë për tu dalluar.

Lentet janë teknologjia ku falë shkencës syri i njeriut mund të shikojë dhe pa syze por vetëm nëpërmjet një mase të butë, pelte të klasifikuar për çdo problem refrakter.
Ekzistojnë disa lloje lentesh që vihen në kontakt me syrin për të gjitha sëmundjet që ka shikimi, si miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia. Të gjitha këto lente janë zëvendësuese perfekte dhe mjaft praktike të syzeve të përditshme.
Shikimi është më i qartë se me syze (sidomos në rastet e miopisë se shëmbëllimi me retinë është më i madh se me syze.
Fusha e pamjes është më gjerë dhe mungojnë skotomat periferike (sidomos në rastet e hipermetropisë së shkallës së lartë ose afakisë).
Mund të korrigjohen rastet e anizomtropisë së shkallës së larte (me lente kontakti mund të korrigjohet anizometropia deri në 7–10 dioptri kurse me syze deri në 2,5–3.0 dioprti.

Read more…




Aplikimi i vendosjes dhe heqja e lenteve te kontaktit

Klikoni për të parë videon

Solucion

Solucionet janë pjese integrale e lenteve të kontaktit. Gjithsesi, mos hezitoni te blini nje solucion për të patur higjienë dhe komfort të lenteve tuaja të kontaktit.