Menrad

Në 1896 argjendari Ferdinand Menrad themeloi kompaninë “Württembergische Optische Industrie-Anstalt Ferdinand Menrad” në Schwäbisch Gmünd.
Për klientët emri i MENRAD do të thotë cilësi e dallim nga të tjerët, duke vendosur pritshmëri të larta. Për këtë janë krijuar syzet me stil modern dhe të sofistikuar, të rehatshme dhe të përshtatshme për të gjitha moshat. Secili nga koleksionet e Menrad ofron skelete të modës dhe të cilësisë së lartë për klientët që janë kërkues përpara zgjedhjes së tyre. Për të mbështetur këto standarde, aplikohen disa rregulla strikte në projektim, në prodhim dhe në konfortin e klientit. Kjo do të thotë se kërkesat për secilin koleksion janë, përdorimi i materialeve me cilësi të lartë, teknologjitë më të fundit dhe përputhje të plotë me tendencat e fundit të modës ndërkombëtare.
Në historinë e saj MENRAD the vision ka qenë gjithmonë një prodhues i orjentuar tek shërbimi. Klientët janë shumë të rëndësishëm për ta dhe ata janë partneri i tyre kompetent. Në punën e përditshme, kompania i konsideron konstante kërkesat e klientëve të saj. Përvoja e shumë viteve në shërbim ndaj klientit i ka krijuar besim dhe i lejon të marrë vendimet e duhura për klientët e saj.
MENRAD the vision shet portofolin e tij të markave nëpërmjet  dhjetë kompanive shpërndarëse MENRAD që gjenden në Itali, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Austri, Zvicër, Kinë, Dubai, Turqi dhe Poloni. Gjithashtu tregjet e tjerë ndërkombëtarë menaxhohen nga zyrat e eksportit të Monakos ose nga shpërndarësit lokalë.