De Rigo

De Rigo është një kompani italiane e themeluar në vitin 1978 në Pozzale di Cadore nga vëllezërit Walter dhe Ennio De Rigo,  që operon në sektorin e prodhimit dhe shpërndarjes së syzeve.
Kompania zotëron markat Lozza, Police dhe Sting. Ndërkohë ajo posedon liçenca për shpërndarjen e markave Jean-Paul Gaultier, Chopard, Furla, Givenchy, Celine, Escada, Tous, Loewe, Ermenegildo Zegna, Switch It, Guess dhe Fila.
Në vitin 1983, De Rigo fillon të prodhojë markën e saj: Police. Në vitin 1992, De Rigo bashkohet me Argosol, një prodhues i skeletëve  për syze optike dhe dielli, tërësisht në pronësi të vëllezërve De Rigo. Po në të njëjtin vit ajo bleu edhe markën Lozza.
Një vit më vonë kompania filloi të prodhojë  skeletë për syze optike dhe syze dielli për shtëpive të liçencuara të modës.
Në vitin 1995 kompania bëhet De Rigo Shpk dhe hap fabrikën e dytë të prodhimit në Longarone dhe në vitin 1997 nënshkruan një liçencë të re me shtëpinë e modës Etro. Në vitin 1998 kompania blen anglezen “Dollond & Aitchison” dhe nënshkruan një marrëveshje të re liçence me firmën La Perla. Dy vjet më vonë bëhet blerja e “General Optica”, që operon në territorin spanjoll dhe portugez. Në të njëjtin vit kompania nënshkroi një marrëveshje të re për liçencë me tri markat: Givenchy, Celine dhe Loewe.
Në vitin 2002 kompania nënshkroi një liçencë me Furla dhe në vitin 2004 me : Escada, Chopard, Ermenegildo Zegna dhe Jean-Paul Gaultier. Ndërkohë që kontrata me shtëpinë e modës Fendi përfundon dhe nuk rinovohet më. Në vitin 2004, De Rigo bërë një kompani Holding.
Në vitin 2006 u nënshkrua një marrëveshje me liçencë me Pirelli  të PZero Pirelli dhe një vit më vonë me Switch-it.
Në vitin 2007 grupi hap zyrat në Brazil dhe Kroaci, ndërsa në vitin 2008 u hapën degë në Kore dhe Portugali dhe po në këtë vit, Police feston 25 vjetorin e markës ku paraqet koleksionin e tij të parë të veshjeve.
De Rigo përpiqet të kthehet në tregun e aksioneve, pas eksperimentit të dështuar në Shtetet e Bashkuara, në Wall Street, por këtë herë e bën atë në Itali në bursën e Milanos.
Në vitin 2009 ajo ripërtërin marrëveshjen me shtëpinë e modës Givenchy dhe me Ermenegildo Zegna.