Charmant

CHARMANT

Grupi Charmant, i krijuar në Japoni nga Kaoru Horikawa, vë në dispozicion prodhime të pjesëve të këmbimit në fushën e Optikës. Pas 60 vitesh, sot, ka arritur nivele të larta prodhimi duke u bërë një lider në këtë sektor, me një finesë dhe cilësi inovative.
Në vitin 1975 Charmant zgjeron horizontin e tij, duke zhvilluar linja prodhimi me një markë individuale. Sistemi i shitjes së drejtpërdrejtë, i pari në llojin e tij në sektorin e optikës, i jep mundësi Grupit të transformohet në një prodhues skeletësh të një cilësie të lartë.

Falë vlerave ekskluzive, teknologjike dhe teknike të punimit të veçantё, emri i Charmant u kthye në sinonimin e skeletëve në titanium, të një niveli botëror.

Koleksioni i parë në Pure Titanium i vitit 1983, merr përmasa edhe më të mëdha rreth vitit 1990 me realizimin e një materiali të ri, më të lehtë dhe më të rezistueshëm, i cili mori emrin Beta Titanium.

Në vitin 2008 do të krijohej dhe zhvillohej Z-Titanium, një titanium i cili nuk përmbante vanadium, hekur, bakër, nikel dhe që do të ishte pjesë e koleksionit elegant, të sofistikuar dhe të suksesshëm të Grupit.

Charmant, jo vetëm ofron prodhime me një nivel të lartë cilësie, por edhe njihet si një partner i specializuar, i cili ofron një siguri të lartë për klientët e tij të shumtë.