Contact-Lenses

Lentet e kontaktit dhe mënyra e përdorimit të tyre

contact-lenses-1Lentet e kontaktit janë zgjidhje mjaft e mirë për personat që nuk preferojnë të mbajnë syze optike ose që dëshirojnë të ndryshojnë ngjyrën e syve të tyre. Por  përdorimi i lenteve të kontaktit duhet të jetë mjaft i kujdesshëm dhe me këshillën e specialistëve të fushës, pasi në të kundërt ato mund të shkaktojnë probleme serioze dhe ndonjëherë fatale për syrin dhe shikimin.

Nëse keni bërë, apo do të bëni zgjedhjen e lenteve tek Ottica Bruna, ju sugjerojmë gjithashtu të lexoni me kujdes këto rregulla praktike:

contact-lens

Vendosja e lenteve: 

*Lani duart me ujë dhe sapun dhe më pas  thajini mirë ato.

*Sigurohuni që lentet të jenë të njomura nga solucioni që shoqëron paketimin.

*Gjithmonë vendosni ose hiqni lenten e syrit të djathtë të parën.

*Vendosni lenten në mollzën e gishtit tregues. Sigurohuni që lentja të ketë orientimin e duhur duke parë shënimin në anën e brendshme të saj.

*Përdorni dorën tjetër për të mbajtur qepallën që të mos pulisni qepallat gjatë vendosjes.

*Tërhiqni pjesën e poshtme të syrit me gishtat e dorës me të cilën po vendosni lenten.

*Ngrijeni shikimin lart dhe vendoseni lenten me kujdes në pjesën e poshtme të syrit.

*Lëshoni qepallat me kujdes dhe mbylleni syrin për pak sekonda.

*Hapini dhe mbyllini qepallat disa herë derisa të vendoset drejtë lentja dhe gjithçka është në rregull.

(Nëse keni irritime në sy hiqeni dhe shikoni mos ka ndonje dëmtim tek lentja. Ose hidhni më shumë solucion në të dhe provoni ta vendosni përsëri).

Contact-Lens

Heqja e lenteve:

*Lani duart me ujë dhe sapun dhe thajini mirë ato.

*Ngrijeni shikimin lart dhe mbani pjesën e poshtme të qepallës me gisht.

*Me gishtin tregues prekni lehtë lenten tek pjesa e poshtme e saj.

*Rrëshkiteni lenten poshtë tek pjesa e bardhë e syrit.

*Kapeni atë me gishtin e madh dhe atë tregues për ta larguar nga syri.

*Ndiqni të njëjtën proçedurë edhe për lenten e syrit tjetër.